Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka thënë se në secilin takim që e kanë me zyrtarë amerikanë më haptas se kurrë më parë po ju kërkohet njohja e ndërsjellë me Kosovën.
Kështu ndodhi edhe kur të martën në Beograd, qëndroi ndihmës sekretarja e shtetit amerikan, Karen Donfried.
“Karen Donfried dhe të gjithë të tjerët që vijnë për vizitë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, na thonë direkt se qëllimi është njohja e ndërsjellë, pa dyshim. Pas takimit që e kisha me delegacionin amerikan , fola me presidentin Vuçiq e i thashë se po më vlon koka nga tensionet”, tha Brnabiq