Në prag të bisedimeve në Bruksel ndërmjet delegacioneve të Serbisë dhe Kosovës, kryeministrja Ana Brnabiq citohe të ketë thënë se ato bisedime do të jenë të vështira, transmeton Fol Drejt.
Sipas saj, ende nuk është jetësuar Marrëveshja e Brukselit dhe ajo për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Brnabiq ka thënë se “Prishtina nuk ka ndërmend të zbatojë atë që është marrë vesh, kurse Kurti nuk dëshiron të thotë fjalët e Marrëveshjes së Brukselit”, thotë Ana Brnabiq.
Kryeministrja Ana Brnabiq tha se bisedimet në Bruksel, të cilat duhet të zhvillohen të enjten, do të jenë të vështira, transmeton RTS.
“Faleminderit presidentit Vuçiq që mori përsipër t’i zhvillojë këto bisedime dhe e liroi Qeverinë të merret me çështje të tjera”, tha kryeministrja.
Sipas saj, zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit, zbatimi i Asociacionit është prioritet.
Ajo theksoi se në vend të zbatimit kemi parë vetëm përshkallëzim shtesë.
“Njerëzit tanë e pëlqejnë paqen dhe stabilitetin sepse na lejon të kemi prosperitet”, ka përfunduar ajo./FolDrejt/