Propagandat dhe gënjeshtrat e liderëve të Serbisë s’kanë të ndalur.
Dy nga më aktivët janë presidenti Vuçiq dhe kryeministrja Ana Brnabiq. Kjo e fundit sot deklaroi se provokimet e kryeministrit Kurti po ndodhin çdo ditë, duke shtuar se kështu gjendja e serbëve në Kosovë është e tmerrrshme, transmeton Fol Drejt.
“Brnabiq, theksoi sot se provokimet e Kosovës me në krye me Albin Kurtin, tashmë po ndodhin pothuajse çdo ditë dhe tregoi se po përpiqen të provokojnë popullin serb, të destabilizojnë situatën dhe se gjithçka që ata po bëjnë është në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit”, shkruan Tanjug, transmeton FolDrejt.