Luigi Soreca, ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri u ka bërë thirrje prokurorëve që të aplikojnë për SPAK-un (“Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”) sepse do të kenë mbështetjen e Brukselit. Mbështetja për ti shkuar deri në fund reformës në drejtësi në Shqipëri nuk do të jetë vetëm politike, por edhe financiare.
“Do të ketë mbështetje politike dhe financiare nga BE-ja. Do të jepen 34 milionë euro për të mbështetur reformën në drejtësi”, tha Soreca sot.
Ai gjithashtu më vonë në Twitter shkroi: “U bëjmë thirrje prokurorëve 🇦🇱 të aplikojnë para datës 7 shkurt për tu bërë anëtarë të SPAK. Kohë e rëndësishme për të dhënë kontributin tuaj themelor në luftën kundër #korrupsionit & #krimittëorganizuar në 🇦🇱 dhe të jepni drejtësi për gjithë shqiptarët.#BE-ja është përkrah jush”.