Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha se progresi në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë paraqet një hap të rëndësishëm në interes të gjithë rajonit, raporton Fol Drejt.
“Progresi i arritur dje në Bruksel, në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, paraqet një hap të rëndësishëm në interes të gjithë rajonit.”, shkroi Osmani në Facebook.
Osmani theksoi se si një fqinj i afërt i të dy vendeve, Maqedonia e Veriut inkurajon hapat e mëtejshëm për zgjidhje përfundimtare që do të sigurojë stabilitet dhe një perspektivë evropiane për Ballkanin Perëndimor, duke shprehur në të njëjtën kohë gatishmërinë e vendit për të ndihmuar dhe kontribuuar në çdo mënyrë të mundshme. /FolDrejt/