Bujku nga Prishtina, Gani Dobratiqi, vlerëson se subvencionimi i Qeverisë së Kosovës i bërë publik sot është si asnjëherë më parë dhe i mirëseardhur.
Dobratiqi, në “Info Magazine”, tha se subvencionet si nga pushteti qendror ashtu edhe nga ai lokal janë të mirëpritura nga bujqit dhe fermerët veçse uroi që ta zbatojnë këtë ndihmesë, njofton Klankosova.tv.
Tutje, bujku tha që Ministria e Bujqësisë duhet të përcaktojë kriteret për aplikim.
“Çdo përkrahje që vjen për fermerët qoftë nga niveli qendror apo lokal është i mirëseardhur. Ishte i paqartë subvencionimi pasi duhet të ketë kujdes nga Ministra e Bujqësisë se cilët fermer mund të aplikojnë për naftë”.
“Tek kriteret do të ketë telash shumë duhet të caktohet kriteri se a është subvencionimi prej një apo dy hektarë. Mirëpo, ka rritje enorme të subvencioneve urojë që ta bëjnë realitet këtë”, tha a