Shiu ia shtyu kohën e korrjes së dy hektarëve më grurë, Haxhi Hysenit nga Zabeli i ulët i Drenasit. Por, edhe kur dielli ia bëri gati për shirje bujku nuk është i kënaqur më rendimentet që mori.
Edhe më i zhgënjyer me atë që korri është një bujk nga Suhareka. Xhihan Makica thotë se asnjëherë nuk ka marr më pak grurë, se këtë vit.
Të dy bujqit, që thonë se subvencionet është dashtë të shpërndahen më herët që këta të kujdesën më mirë për grurin, dyshojnë që rendimentet e sivjetmë janë të bollshme.
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ditë më parë deklaroi se në Kosovë në bazë të numrit të aplikuesve për subvencione, sipërfaqet e mbjellura me mbi 2 hektarë me grurë janë 51.282 hektarë./klankosova.tv/