Në kuadër të operacionit policor të koduar “Bulevardi”, në pranga të policisë ka rënë 27-vjeçari me iniciale V.H. i cili shiste kokainë në zona të ndryshme të Tiranës.
Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe arrestuar në flagrancë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë 27-vjeçarin të cilit gjatë kontrollit fizik, i kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe një peshore elektronike.
Po vazhdon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të kryer nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./tvklan