Doganierët sekuestruan 104,94 kilogramë heroinë në pikën kufitare Kapitan Andreevo, njoftoi sot Prokuroria bullgare .
Droga, e ndarë në 209 pako, u gjet e fshehur në një makinë që kishte hyrë në Bullgari nga Turqia fqinje, thuhet në njoftimin përkatës. Shoferi 38-vjeçar me nënshtetësi franceze dhe turke është arrestuar, shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
Nëpunësit doganor gjetën edhe një sasi hashashi, me peshë rreth 90 gram. Vlera e drogës llogaritet në 4.8 milionë euro./FolDrejt/