Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e mundshme të avionëve luftarakë F-16 C/D Block 70 për Bullgarinë për 1,673 miliardë dollarë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e SHBA-së.
Kontraktuesi kryesor në këtë biznes duhet të jetë kompania “Lockheed Martin”, njoftoi Pentagoni, shkruan Reuters, transmeton FolDrejt.
Kërkesa e Bullgarisë, siç specifikohet nga Pentagoni, përfshin blerjen e katër avionëve F-16 C Block 70, katër avionëve F-16 D Block 70, 11 motorë, 11 gjeneratorë të përmirësuar (iPDG) dhe 11 radarë AESA AN / APG-83./FolDrejt/