Shteti i Bullgarisë shpreson që të jetë pjesë e euro-zonës deri në 2022 duke e larguar nga përdorimi monedhën e saj leva, informon foldrejt.com.
Edhepse komisioneri Valdis Dombrovskis në 18 janar tha se Bullgaria, e cila u bashkua me Bashkimin Europian në 2007-ën, do të duhet të presë të paktën deri në mes të vitit 2022 për të implementuar euron, ministri i financave në Bulgari Vlladisllav Goranov u shpreh se “jam një optimist i moderuar që në korrik, nëse gjithçka shkon mirë, me vlerësimin e cilësisë së pasurisë dhe testet e stresit, ne do të kemi një arsye për të aplikuar për hyrjen e ERM dhe do të presim një rezultat pozitiv”.
Unioni bankar i bllokut dhe mekanizmit ERM-2 është pararendësi i detyrueshëm dyvjeçar i monedhës euro.
Ky hap do ishte pozitiv edhe për turistët europianë që do vizitonin Bullgarinë./Foldrejt.com