Restorantet, kafenetë dhe baret në Bullgari do të rihapen me kapacitet të plotë nga 1 qershori si pjesë e largimit të masave të izolimit, të cilat kishin hyrë në fuqi në mars për ta luftuar përhapjen e koronavirusit.
Ministri bullgari i shëndetësisë, Kiril Ananiev, e lëshoi një urdhër të ri të martën në mbrëmje, me të cilin lejohet aktiviteti i plotë i bareve dhe restoranteve para fillimit të sezonit veror në shtetin e varur nga turizmi.
Ananiev gjithashtu e lejoi zhvillimin e ngjarjeve kulturore dhe zbavitëse, përfshirë aktivitetin e teatrove, mbajtjen e koncerteve dhe performancave në skenë, shkruan “Reuters”.
Ndryshe, ky ministër që nga 5 maji u ka dhënë leje restoranteve, kafeneve dhe bareve që ndodhen në bregdetin e Detit të Zi që të pranojnë mysafirë në hapësirat e jashtme.
Deri më tani, Bullgaria i regjistruar 2,460 raste të infektimeve dhe 133 të vdekur nga koronavirusi, shifër relativisht e ulët në krahasim me disa vende të tjera evropiane.
Qeveria bullgare e kishte shpallur gjendjen emergjente më 14 mars. Udhëtimet ishin ndaluar, ndërsa shkollat dhe qendrat tregtare ishin mbyllur. Masat e izolimit filluan të lehtësohen në fund të prillit.