Bullgaria ka thirrur ambasadorin rus “për shpjegime” pasi Moska e vendosi bullgarin Christo Grozev, drejtor ekzekutiv i uebsajtit hetimor Bellingcat, në listën e personave të kërkuar, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Bellingcat përdor gjerësisht bazat e të dhënave me burim të hapur dhe mjetet e kërkimit në internet dhe ka fituar disa çmime.
Pasi filloi hetimin e operacioneve ushtarake të Rusisë në Ukrainë, Moska e shpalli organizatën Bellingcat një “kërcënim” që është “i padëshirueshëm” në territorin e saj./FolDrejt/