Kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka reaguar në rrjetet sociale, pas lajmeve lidhur me hetimet e Prokurorisë Themelore lidhur me shkarkimin e ish-drejtori të Inspeksionit, Besnik Mulliq, shkruan Fol Drejt.
Kryetari Bulliqi thotë se i është gëzuar hetimeve me qëllim që të zbardhet e vërteta.
“Në media po qarkullon lajmi se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka filluar hetimet për ndërtimet pa leje në zonën përreth Liqenit të Batllavës. I gëzohem këtij lajmi dhe mirëpres çdo hetim, me qëllim që të zbardhet e vërteta lidhur me këtë çështje.
“Shpreh gatishmërinë e plotë, që si institucione lokale, të bashkëpunojmë ngushtë me Prokurorinë për zbardhjen e të vërtetës për ndërtimet ilegale në atë zonë” ka shkruar Bulliqi në Facebook./FolDrejt/