Reshjet e dendura te shiut vijojnë te shkaktojnë probleme dhe përmbytje në shumë zona të vendit. Gjatë 24 orëve të fundit ka rritje të nivelit të ujit nga prurjet, shkarkimet dhe reshjet në të gjithë territorin e Shkodrës. Lumi Buna ka dalë nga shtrati ndërsa rritja e nivelit të liqenit ka krijuar vështirësi qarkullimi në disa lagje te qytetit duke rrethuar nga uji territorin që shtrihet në pjesën veriperendimore si lagjet nr.1 e 2, në Livadhe, Xhabije, Tophanë, Zoteknikë, shtëpitë në lagjen Tepe e Perash. Po ashtu ka rritje të prurjeve të lumit Drin dhe gjate natës u evakuuan mbi dhjetë familje. Në njësinë administrative Dajç 1800 hektarë toke bujqësore ndodhet e permbytur ne fshatrat Darragjat, Shirq, Mushan, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri. 6 shtëpi janë përmbytur ndërsa prezence uji ka në oborret e qindra banesave ne Shirq, Mushan, Darrahjat, Belaj, Rrushkull e Suka.
Eshte bllokuar rruga kryesore ne Darragjat, ku lartësia e ujit ka arritur 150 cm dhe kalohet vetëm me mjete te tonazhit te rende. Në njësinë administrative Berdice 1100 hektarë toke bujqësore është përmbytur ne fshatrat Trush- Bërdicë e Madhe- Bërdicë e Mesme-Bërdicë e Sipërme ndërsa 25 shtëpi banimi janë te rrethuara nga uji. Ne njesine administrative Velipoje 300 hektarë është përmbytur në fshatrat Luarz, Ças, Baks i Ri dhe Reç i Ri.