Sipas Euronews Albania Bundestagu gjerman e ka pranuar draft-statusin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, e dorëzuar nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, shkruan Fol Drejt.
Rama njoftoi të enjten në një konference për shtyp, se i ka dorëzuar kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe kryeministrit francez, Emanuel Macron, një draft statut mbi Asociacionin, me qëllim shtensionimin e situatës në Veri dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.
“Mund të konfirmojmë marrjen e dokumentit në Kancelari. Ju kërkojmë mirëkuptimin tuaj se ne nuk mund të komentojmë përmbajtjen e këtij dokumenti konfidencial”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të Budenstagut, për Euronews Albania.
Përndryshe Kryeministri Rama në një konferencë për media lidhur me situatën në veri tha se ky drafti i Asociacionit është i punuar nga ekspertë të nivelit më të lartë amerikanë dhe evropianë:
“Është një draft i punuar nga ekspertë të nivelit më të lartë amerikanë dhe evropian, gjë që është bërë pikërisht në rast se do të vinte kjo ditë… Palët nuk po merren se kush duhet ta shkruajë këtë tekst se lëre më se çfarë përmbajtje do të ketë”./FolDrejt/