Sonte ish-ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska është dërguar në burgun e Idrizovës. Policia konfirmon se që sot Jankullovska do të vuaj dënimin prej 4 vitesh burg për rastin “Tanku”, blerje e Mercedesit luksoz me mbi gjysmë milioni euro në dëm të buxhetit të shtetit, informon foldrejt.com.
Pavarësisht si do rrjedhin punët, kjo tregon se për dallim nga Shqipëria dhe Kosova, në Maqedoninë Veriore shpesh janë dënuar ish funksionarë të lartë.