Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), nëpërmjet një njoftimi për media, ka njoftuar se do të organizojë ceremoninë e hapjes së Muzeut të Burgut të Prishtinës.
Në kuadër të ceremonisë së Muzeut do të hapet ekspozita e përkohshme “Burgu i Idealit” e cila do të mbahet në ambientet e ish-ndërtesës së Qendrës së Paraburgimit në Prishtinë, në rrugën “Luan Haradinaj”, transmeton Fol Drejt.
Në këtë ndërtesë kanë vuajtur burgun dhe torturimin nga ish sistemi serbo-jugosllav, shumë idealistë shqiptarë të Kosovës, të cilët kanë luftuar për të drejtat dhe liritë e shqiptarëve, përkatësisht për çlirimin e Kosovës. Ajo pritet të shpallet aset i mbrojtur i trashëgimisë kulturore.
Sipas njoftimit të MKRS-së, ngjarja do të organizohet sipas kësaj agjende:
17:00 Pritja e të ftuarve, hyrja nga rruga kryesore “Luan Haradinaj”
17:15 Ceremonia e hapjes në pjesën e oborrit
17:30 Vizitë burgut
17:45 Pjesa përmbyllese me një performance muzikore instrumentale nga një kuartet tek kulla e vrojtimit.
18:00 Përfundimi i organizimit zyrtar