Dibra
Rrethu me male në çdo anë…
rrojnë vllaznit tonë Dibranë.
Në prehën të Korabit në atë gji,
gjarpnon Drini në qejf të tij.
E shpeshherë valzon me naze,
gjallnon Dibrën si oaze.
Në ato lugina kodrinore,
Dibranin jeta e merr për dore,
si gjithmonë ai gati i rrin,
kah e mbara gjithkund prin,
si për punë, kambngulje e dije,
i ndërmerr si i ka hije!
Në qoftë në Dibër e kund tjetër,
në ditët tona, e në kohë të vjetër…
kahdo kamba atij i shkel,
për të mirë emni i ngel!
Jo vetum në troje tona,
deri larg i mbrrin jehona…
thonë për ta, pat fol Stambolla!
Edhe në Kajro në Misir,
kanë lanë sheja për të mirë.
Edhe tash kah e vona,
deri në Amerikë iu shkoi jehona.
Por sot, ti lum zotnia,
si kudo që asht Shqipnia,
popullit dhanë arratia…
diku ka halli, diku ka derti,
i dëshmon toka edhe deti!
Edhe Dibra këtë hall ka,
djemtë tu ikë asht tu i pa…
Zoti e din a kthehen ma!
Vllazën e motra kudo të jeni,
Amanetin mos e leni:
Shikimin e zemrës kah Dibra ktheni!
Jo vetum Dibrani por çdo shqiptar,
në dashtë me ju shku puna mbarë!
Kjo Dynja mos ta habisin,
Atdheun e vet mos ta braktisin!/FolDrejt/
Burhan Fili
23/12/2022