Shkallmimi i njerëzimit
Poezi nga Burhan Fili
Me të gjitha mënyrat dhe metodat qarqet e zymta mundohen,
që vlerat njerëzore me çdo kusht të shkallmohen!
Nga çdo gja njerëzore t’i ndajnë mundohen,
që vlerat e vyera të prishen e harrohen.
Në vorbullën e çoroditjes të hidhen,
me prangat e injorancës të lidhen.
Nana dhe familja “të skadume” të jenë,
shkallmimin e moralit për “fe” të kenë.
Me lajkat materiale e joshin njerëzimin,
për emancipim e marrin shkatërrimin…
Të gjitha mënyrat me djallëzi përdorin,
model dhe hero e bajnë horrin!
Kudo këtë mënxyrë qartë e shohim,
në dafina mos të flejmë… por mirë ta njohim!
Këto përpjekje me plan i marrin,
me gacat e mblume ta ndezin zjarrin…
Të djegin çdo gja të mirë, e me vlerë,
mos të mbesin ma burrni as nder.
Mashkull e femër dallime mos të kenë,
në skenën e prishjes aktorë të jenë.
Marrëdhëniet e tyne edhe kafshët turpërojnë,
në kyt gjendje vdekjeprurëse njerëzit notojnë…
O njeri nëse ende gjak në fytyrë të ka mbet,
kërkoje rrugën e shpëtimit sa nuk të ka tret!
O Allah të lutem me përvujtsi,
nga shkatërrimi ruaje këtë njerëzi!
Burhan Fili
Dearborn
19/11/2022/FolDrejt/