Shpirti i vetëmohimit
Me shpirtin e vetëmohimit jeton besimtari,
në gara me mirësinë,synon të jetë i pari.
Me të gjitha mundësitë përpiqet gjithmonë,
nuk pyet se çfarë të tjerët mund të thonë…
Atë gajle s’e ka por punën vazhdon,
ashtu si sahati që rrahjet s’i ndalon.
Sahatit vonë s’i bahet nëse tjerët s’e ndjekin…
detyrës i rrinë besnik, si pemët frutat pjekin.
Që të jetë fitimtar nga Allahu kërkon,
për të arritē
fitoren, Ai të ndihmon.
Kurrë dhe asnjiherë vetum nuk e len,
kyt kujdes dhe ndihmë ku e gjen!?
Askund tjetër s’e gjen, veten mos e mashtro!
Mirësinë e Allahut me bindje kërko,
me ndërgjegje të pastër Allahun falendero!
Burhan Fili
Boston
12/11/2022/FolDrejt/