Xhamia e Koplikut
(Aty ku u derdh gjaku)
Nga zgjedha e robnisë Shqipnia u çliru,
Xhamia e Koplikut e para u ndërtu.
Ku Xhamia e Koplikut qëndron madhështore,
më kujtohet nji ngjarje e moshës fëminore…
Aty ka qenë e para shkollë e Malsisë,
në bankat e saja u ula me ndjenjën e dashnisë.
Shkolla e vërtetë ishin prindrit e mi,
por edhe në shkollë kishte mësues zotni,
por pati prej tyre që pak patën burrni.
Ishte Ramazan, unë 10-vjeçar me agjërim,
mësuesi i dobët e mori me tërbim…
të ma prishte agjërimin me dhunë u mundu,
me broken e ujit që nga shtëpia kisha pru.
Tu mendu se dikush tjetër donte me pi,
por për mu e kishte mësuesi batakçi.
Jo, jo i thashë nuk dua ujë me pi.
Me të gjithë forcën që kishte u mundu….
me ndihmën e Allahut s’mujti me më nënshtru!
Me mllef më qëlloi, e diçka foli,
dhimbje nuk ndjeva… nga hunda gjak doli…
ashtu i shastisur te drejtori më çoi,
se do të lavdërohej xhahili besoi.
Por drejtori komunist rreptë e qortoi…
duke i thanë se ai shumë keq veproi:
“Jo, jo në këtë metodë o derëzi,
kështu nuk na mëson e dashura parti.
Ky proces është i gjatë nuk shkon me të nxituar,
por gradualisht duhet vepruar…
Me këtë që bëre asgjë s’ke arritë,
mësimet e prindërve të tij në zemër ia ke ngulit.”
Kështu foli mësuesi komunist Korçar,
mësuesi me emën musliman mbeti si qyqar.
Me thanë të drejtën u ndjeva si burrë,
mësimin e asaj dite s’e harrova kurrë!
Aty ku gjakun me bindje e derdha,
Xhamia u ndërtu pasi nga kurbeti u ktheva….
Nderim nga Allahu që me mall e kujtoj,
me zemër e shpirt gjithmonë e madhnoj.
E prindve për nder gjithmonë ua di,
secili prej tyne ishte mësues zotni.
E ata/ato që aty mësojnë e mësohen,
me ndihmën e Allahut përherë do të nderohen!
O vllazën e motra kalitni fëmijët tuj,
që qëndresa dhe flijimi mos t’u duken të huj!
Allahut i lutem me zemër e shpirt,
që ajo Xhami të rrezatojë dritë,
e ata që na ndihmun me ndërtu,
Allahu me Xhennet ka me i nderu!
Burhan Sejdi Fili
Seattle, Washington
13/4/2023