Fol Drejt
E martë, 13 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME KOSOVË

Burime të Fol Drejt thonë se Vetëvendosje po i dëshiron zgjedhjet e parakohshme parlamentare, zyrtarët e saj e mohojnë

2 vjet më parë
in KOSOVË, KRYESORE
Koha e leximit: 2 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Burime të afërta me Lëvizjen Vetëvendosje për Fol Drejt kanë thënë se partia më e madhe parlamentare, ajo që udhëheq me institucionet kryesore në vend, po dëshiron të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Një ide të tillë krerët e kësaj partie siç duket e kanë diskutuar edhe në nivel ambasadash, duke e përfshirë atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Arsyeja e shkuarjes në zgjedhje, sipas drejtuesve të Vetëvendosjes, nuk ka të bëjë me zhvillimet në veri të vendit, por me funksionin e legjislativit.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Ngathtësia e këtij institucioni, sipas burimeve të Fol Drejt, është shkak i mjaftueshëm që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Fol Drejt ka provuar t’i kontaktojë disa nga zyrtarët e partisë në pushtet, për ta kuptuar nëse një çështje e tillë është diskutuar në të vërtetë.

“Kjo nuk është një çështje e cila është duke u diskutuar tani, zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë një proces i gjatë i cili merr kohë më shumë” – ka thënë për Fol Drejt Mimoza Kusari Lila.

E pyetur nëse vendi shkon në zgjedhje, duke e marr për shkak mosfunksionimin e parlamentit, ajo ka përsëritur se “nuk është duke u diskutuar tani për këtë punë”, ndonëse ka vënë theksin te pakënaqësia e tyre për sa i përket punës së legjislativit.

Gjithsesi, në rrethanat në të cilat ndodhemi, edhe nëse kjo “dëshirë” veç është artikuluar në mesin e anëtarëve të kësaj partie, vështirë se mund të jetësohet.

Ua kujtojmë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), veç ka kërkuar që në parlament të provohet vota e mosbesimit, por ideja nuk është përkrahur nga partitë e tjera opozitare.

“Mocioni është veprim politik i cili realizohet kur ka vota. Ju e dini numrin e opozitës në Kuvend. Nuk jemi të interesuar për deklarime politike e beteja politike, por jemi të shqetësuar për gjendjen në veri dhe rrugën që duhet të kemi përpara me aleatët tanë. Kjo është preokupim për ne, çështje të tjera janë të rendit të dytë” – ka thënë Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.

Në anën tjetër, bashkësia ndërkombëtare, duke i përfshirë këtu ShBA-të dhe vendet e tjera mike, po e nxitin qeverinë aktuale që të tregohet më konstruktive në lidhje me bisedimet me Serbinë. Jetësimi i marrëveshjeve të fundit të Brukselit dhe Ohrit, nga njohësit e zhvillimeve, po shihet si fund i procesit të bisedimeve. Insistimi për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ndërkaq, mbetet pika kyçe e procesit. Pas kësaj, edhe mund të diskutohet çështja e zgjedhjeve të parakohshme, thonë njohësit e këtyre zhvillimeve./FolDrejt/

Tags: BisedimetKosoveLëvizja VETËVENDOSJESerbiVeriu
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Foto/ Serbi: zbulohet kush e vrau Oliver Ivanoviqin

Lajmi tjetër

“Këshilltarët për karrierë do t’i identifikojnë shkathtësitë e nxënësve”

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
KOSOVË

Përforcohet LDK-ja, Alban Rraci kandidat për deputet

5 Dhjetor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM