Në një deklaratë nga Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës pretendohet se Rusia ka forcuar njësitë e saj ushtarake në Ukrainë.
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës, pretendoi se Rusia vazhdon të forcojë njësitë e saj ushtarake që ndodhen në territoret e Ukrainës, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në një deklaratë, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës ka dhënë informacione lidhur me veprimet e ushtrisë ruse në Ukrainë.
Në deklaratë pretendohet se Rusia ka forcuar njësitë e saj ushtarake në Ukrainë dhe thuhet se “Në Rusi po ndërmerren hapa për ndryshimin e vendeve të njësive ushtarake, për forcimin e sistemit të komandës dhe kontrollit si dhe për sigurimin e mbështetjes materiale dhe teknike për trupat”.
“Rusia nga zonat qendrore dhe lindore të saj ka zhvendosur njësitë ushtarake në rajonet Belgorod, Voronezh dhe Kursk që ndodhen në kufi me Ukrainën. Pushtuesit vazhdojnë të bllokojnë pjesërisht qytetin Kharkiv. Ka mundësi që konfliktet të intensifikohen për qytetin Kharkiv”, thuhet në deklaratë.
– “Do të intensifikohen konfliktet për Donbasin”
Kreu i administratës ushtarake për rajonin Luhansk të Ukrainës, Sergey Gayday, ka deklaruar se ushtria ruse po përpiqet të marrë plotësisht nën kontroll rajonin Donbas.
Gayday theksoi se në të ardhmen do të intensifikohen konfliktet për Donbasin. “Shikojmë që në rajon po bëhen grumbullime të forcës dhe pajisjeve ushtarake”, tha ai.
– “Ushtria ruse kryen sulm në qytetin Rubizhne”
Gayday ka deklaruar se ushtarët rusë kanë kryer sulm në qytetin Rubizhne. “Është kryer sërish një sulm kimik. Raketat goditën një cisternë të acidit nitrik pranë Ribizhnes. Mbroni veten tuaj. Mbyllni dyert dhe dritaret nëse ndodheni në një ambient të mbyllur”, tha Gayday, duke paralajmëruar banorët./FolDrejt/