Burnley fitoi 1:0 ndaj Blackburn Rovers në ndeshjen e fundit të xhiros së 37-të të Kampionatit dhe konfirmoi zyrtarisht titullin e kampionit të divizionit të dytë anglez.
Para dy xhirove të fundit, skuadra e Vincent Kompany arriti në 95 pikë, 13 më shumë se Sheffield United i vendit të dytë, i cili ka dy ndeshje më pak.
Golin e ka shënuar Manuel Benson në minutën e 66-të të ndeshjes. Skuadra e Kompanys dominoi plotësisht kampionatin këtë sezon dhe humbi vetëm tre herë në 44 ndeshje. Është hera e katërt në historinë e Burnley-t që fiton ligën e dytë të futbollit anglez dhe po rikthehet në Premier League pas vetëm një sezoni që u largua, transmeton Fol Drejt.