Burnley u rrëzua në Premier në fund të sezonit të kaluar, pas gjashtë vitesh radhazi të luajtura në ligën kryesore angleze. Rikthimi i Burnleyt në ligën më të fortë të futbollit në Angli u sigurua sërish shtatë raunde para përfundimit të sezonit.
Situata në klub tashmë është e tillë që ata kërkojnë lojtarë që duhet të jenë të atillë që Burnley nuk do të rikthehet në Champions dhe trajneri i Burnleyt, Kompany fantazon për ish-shokun e tij nga kombëtarja belge, Eden Hazard. Lojtari më i shtrenjtë në historinë e Real Madridit, njëherësh edhe dështimi më i madh i tij, mund të rikthehet në kampionatin anglez, nga i cili u largua drejt Realit në vitin 2019 në një transfertë prej 115 milionë eurosh.
Kompany: Ai ende mund të japë shumë
“Ai është një lojtar që ende mund të shënojë në finalen e Ligës së Kampionëve dhe të fitojë tituj. Ne duhet t’i urojmë të gjitha të mirat, që fundi i karrierës së tij të jetë ai që meriton. Ky fund nuk është ende afër, ai është ngadalësuar nga lëndimet dhe nuk mund të kontrollohet”, tha Kompany, duke shtuar:
“Ai është një lojtar që e bëri Belgjikën krenare, i dha atyre shumë momente të lumtura. Por ai është gjithashtu një lojtar që mund të japë ende shumë.”
Që kur u bashkua Hazard në Real, për shkak të një sërë dëmtimesh që ia prishën karrierën, ai bëri vetëm 73 paraqitje duke shënuar shtatë gola dhe 12 asistime. /FolDrejt/