Një ukrainas 55-vjeçar që merr pjesë në trajnime në një deklaratë për AA tha se “Përreth kufijve tanë ka armiq. Lufta vazhdon prej 8 vitesh dhe jemi shumë pranë një lufte të madhe”.
erisa vazhdojnë tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë, civilët ukrainas vazhdojnë të marrin trajnime ushtarake për të mbrojtur vendin e tyre në rast të një pushtimi të mundshëm, shkruan AA.
Në trajnimin i cili jepet në një ish objekt industrial që ndodhet në zonën Desnyanskyi jashtë kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, marrin pjesë civilë të moshave të ndryshme, përfshirë edhe gra.
Civilët e ndarë në grupe të ndryshme, marrin trajnim për përdorimin e armës, përparimin në terren, sigurimin e sigurisë në ndërtesa, vëzhgim dhe komunikim.
Që nga 1 janari civilët do të shërbejnë si pjesë e Forcave të Mbrojtjes Rajonale që konsiderohet si pjesë e ushtrisë së Ukrainës.
– “Ndodhem këtu për djalin tim 6-vjeçar”
Një ukrainas 55-vjeçar që merr pjesë në trajnime në një deklaratë për AA tha se “Përreth kufijve tanë ka armiq. Lufta vazhdon prej 8 vitesh dhe jemi shumë pranë një lufte të madhe. Nëse keni një fqinj të çmendur i cili gjithmonë përpiqet t‘ju vrasë jeni të detyruar të mbroni familjen, shtëpinë tuaj. Për këtë arsye ne si civilë marrim trajnime”.
Duke bërë të ditur se pjesëmarrësit janë plotësisht civilë, ai u shpreh: “Më e rëndësishmja është se kam një djalë 6-vjeç. Për këtë arsye ndodhem këtu. Dua të mbroj familjen time dhe të ndihmoj atdheun tim”, transmeton Fol Drejt.
Ndërsa edhe një grua 25-vjeçare me emrin Zoryana tha: “Dëshiroj të jemi pjesë e kësaj force mbrojtëse që mund të mbrojë vendin tonë. Ndodhemi në një kohë shumë shqetësuese për vendin tonë. Jo vetëm burrat por të gjithë kanë nevojë për trajnime, aftësi dhe përkushtim për mbrojtjen tonë”.
Ushtarët rusë, numri i të cilëve tejkalon mbi 100 mijë që krahas kufirit Ukrainë-Rusi janë vendosur në Bjellorusi dhe në Krimenë e aneksuar në mënyrë të paligjshme si dhe anijet luftarake ruse në Detin e Zi shkaktojnë shqetësim.
Derisa vendet e NATO-s e paralajmërojnë Rusinë kundër një pushtimi të mundshëm, Moska pretendon se nuk ka në plan të pushtojë Ukrainën.
Duke kërkuar garanci sigurie Rusia kërkon që Ukraina të mos anëtarësohet në NATO ndërsa shumë vende të aleancës theksojnë se do të vazhdojnë politikat e tyre me “dyer të hapura” dhe ofrojnë mbështetje ushtarake për Kievin./FolDrejt/