Tri raste të dhunës janë rapoertuar në Drejtorinë Rajonale të Prishtinës brenda 24 orëve të fundit.
Një rast në Lipjan, një në Fushë Kosovë dhe tjetri në Prishtinë, përcjell Fol Drejt.
“Lipjan, 20.03.2023-15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
Fushë Kosovë, 20.03.2023-14:51. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.
Prishtinë, 20.03.2023-16:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar e as të arrestuar”, njofton policia në raportin 24 orësh./Foldrejt/