Një rast i dhunës në familje është raportuar në Pejë.
Rasti u raportua gjatë ditës së djeshme, rreth orës 20:00, përcjell Fol Drejt.
“Është raportuar se pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete dy të dyshuar një femër dhe një mashkull kosovar”, njofton policia në raportin 24 orësh, përcjell Fol Drejt.
Të njëjtit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt./FolDrejt/