Tronditës është sulmi i ri ndaj një gruaje nga bashkëshorti i saj në Komotinë .
Gruas fatkeqe, e cila po “lufton” për jetën, i është hedhur benzinë dhe i është djegur trupi nga i shoqi.
Autori dyshohet se është “penduar” më pas dhe ka fikur zjarrin, ndërsa ka lajmëruar edhe policinë.
Sipas informacioneve të faqes “Chronos”, gruaja është rreth 50 vjeç dhe madje është një person me aftësi të kufizuara .
Gruaja është transferuar në Urgjencën e Spitalit të Komotinit./abcnews.al/