Në qytetin e Prishtinës është arrestuar kosovari pasi që i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij.
Gruaja ka pranuar tretman mjekësor, kurse i burri është dërguar në mbajtje, transmeton FolDrejt.
“Prishtinë, 29.03.2022-22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Si pasoj e dhunës viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë, përcjell FolDrejt.