Policia e Kosovës (PK), ka bërë të ditur se brenda 24 orëve në Kosovë, janë regjistruar 6 raste të dhunës në familje, transmeton Fol Drejt.
Këto janë detajet nga raporti 24 orësh për të gjitha rastet:
Gllogoc, 13.01.2022-16:00. Viktima mashkull kosovar–i mitur, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
·F. Kosovë, 12.01.2022-NN. Me 14.01.2022 viktima femër kosovare ka raportuar se, bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi është duke shkaktuar dhunë në familje duke e ofenduar dhe sulmuar fizikisht. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje
Suharekë, 13.01.2022 – 14:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti duke prishur disa orendi brenda shtëpisë kishte ushtruar dhunë dhe kanosur verbalisht babain e tij viktimën mashkull kosovar. I dyshuari është dërguar për kontroll në repartin e Neuropsikiatrisë, pastaj me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Istog, 12.01.2022 – 23:30. Viktima femër kosovare me datën 13.01.2022 ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar I dyshuari është arrestuar, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Deçan, 13.01.2022 – 09:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se vajza e saj, e dyshuara femër kosovare në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj saj dhe dy familjarëve babait dhe vëllait të saj. Lidhur me rastin është arrestuar e dyshuara dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Malishevë, 13.01.2022-16:22. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është duke u trajtuar në QKUK ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje./FolDrejt/