Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur mëngjesin e sotëm me banorët e vendbanimit Tuzlan Moluhe, kur një burrë ka aktivizuar një mjet shpërthyes me qëllim që të vriste veten dhe gruan e tij, me të cilën nuk kishte marrëdhënie të mira, raporton Klix, përcjell Fol Drejt.
Gjegjësisht, mëngjesin e sotëm, pak para orës tetë, në shtëpinë e familjes në lagjen Tuzla në Moluhe ka rënë një shpërthim, kur një 55-vjeçar me inicialet M.O. ka aktivizuar një mjet shpërthyes ose më mirë një bombë.
Për shkak të dyshimit se në objekt ka sasi të mëdha të mjeteve shpërthyese, policia e ka pasur të vështirë qasjen në objekt dhe më vonë është konstatuar se me atë rast ka mbetur i vrarë M.O., ndërsa bashkëshortja e tij E.O. është plagosur rëndë dhe është transportuar në spital.
Vdekjen e M.O. e ka konfirmuar mjeku i Shtëpisë Shëndetësore në Tuzla, i cili pas plotësimit të kushteve i është afruar trupit. Një kontroll është kryer edhe në objektin e familjes, por ende nuk dihet se çfarë është gjetur.
Ngjarja e tmerrshme është parë edhe nga vajza e cila jetonte me nënën e saj në katin e dytë të shtëpisë. Siç është konfirmuar për Klix.ba, ajo nuk ka pësuar lëndime.
Para shtëpisë ku ndodhi akti i tmerrshëm ndodhen një numër i madh policësh, por edhe banorë të lagjes, të cilët shikojnë në agoni gjithçka.
Mësojmë nga një vendas se M,O. dhe E.O. ishin të martuar ligjërisht. Megjithatë, për shumë vite ata jetuan në kate të ndryshme të shtëpisë.
Janë pikërisht mosmarrëveshjet mes tyre që cilësohen si motiv potencial për aktivizimin e mjetit shpërthyes.
Në Qendrën Klinike Universitare në Tuzllë paraprakisht ka konfirmuar se pacienti me iniciale E.O. është shtruar në Repartin e Mjekimit Intensiv të Klinikës për Anesteziologji dhe Reanimacion, me lëndime të shumta në gjymtyrë. /FolDrejt/