Një burrë i humbur në një zonë të shkretë, në një prej rajoneve më të ftohta të botës, është shpëtuar mrekullisht, madje për herë të dytë.
Babai i tre fëmijëve shpëtoi gjithashtu nga sulmet e arinjve dhe ujqërve që mbushin rajonin siberian të Jakutisë – një nga zonat më të ftohta, të banuara të planetit.
Ai u gjet më shumë se 200 km larg vendit ku kishte humbur, dhe dy javë pasi kërkimet për të ishin ndaluar dhe shpresat për ta gjetur të gjallë ishin shuar.
Bariu i drerëve nuk arrinte të shpjegonte sesi ishte zhdukur apo si kishte mbijetuar prej gushtit, në fund të periudhës verore të rajonit.
Raportimet thonë se shpëtimi i tij erdhi nga një sasi kanaçesh ushqimi që ishin sjellë në tundrën e ashpër që prej epokës sovjetike si furnizime emergjence për barinjtë.
Të afërmit e tij kishin paralajëmruar se askush nuk mund të mbijetojë në këto temperatura, por gjithsesi nuk i kishin humbur shpresat. Raporton CNN news percjell Foldrejt.com