Një pacient me kancer, gruas së të cilit i thanë se mund të mos zgjohej nga koma në të cilën ishte vënë gjatë trajtimit për Covid-19, nga mjekët është quajtur “një mace me nëntë shpirtra” pasi bëri një shërim të shpejtë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Paul Luttrell, i cili ka kancer të kockave, shkoi në Spitalin Southmead të Bristol më 27 korrik dhe u vendos në gjendje kome.
Gruaja e tij Dalma tha se ishte “shumë e përgatitur për më të keqen”, por 52-vjeçari u zgjua pas 11 ditësh dhe u largua nga spitali një muaj pasi mbërriti atje.
Ajo tha se ishte “e pabesueshme”.
Z. Luttrell, nga Frome, u dërgua në spital pasi infermierët vunë re se ai ishte “shumë keq” dhe iu desh “ta vinin në oksigjen” ndërsa ishte në një vizitë rutinore të dializës.
Zonja Luttrell tha se pas bisedave me mjekët e burrit të saj, ajo ishte “përgatitur shumë për më të keqen”.
Ajo gjithashtu tha se ekipi mjekësor e kishte paralajmëruar se ndërsa ishte në koma, ndoshta do të kishte nevojë për një kohë të gjatë shërimi nëse do të mbijetonte.
Sidoqoftë, brenda dy javësh, ajo tha se “kishte një telefonatë nga ai”, duke shtuar: “Ishte e pabesueshme”. Raporton CNN news percjell Foldrejt.com