Një burrë është arrestuar në Fushë Kosovë.
Rasti u raportua gjatë ditës së djeshme, rreth orë 21:00, përcjell Fol Drejt.
“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë në raportin 24 orësh./FolDrejt/