Një grua është rrahur nga burri i saj në Fushë Kosovë.
Rasti u raportua gjatë ditës së djeshme, rreth orës 22:00, përcjell Fol Drejt.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin, viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe me dëshirën e saj është strehuar te disa familjar te saj. Nga njësitet policore është kërkuar personi i dyshuar por deri me tani nuk është hasur”, njoftoi policia në raportin 24 orësh./FolDrejt/