Pesë minuta para mesnatës së shtatë shkurtit, Policia e Kosovës ka raportuar për një rast dhune në familje, në qytetin e Pejës.
Një burrë ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij dhe kjo e fundit ka pranuar edhe tretman mjekësor, transmeton Fol Drejt.
Në raportin e plotë nga Policia e Kosovës, thuhet:
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare, bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.”/FolDrejt/