Në rajonin Flanders në Belgjikë, në Termont, një 33 vjeçar ka vrarë gruan e tij shtatzënë (28 vjeçe), dhe fëmijën e tij 5 vjeçar, transmeton Fol Drejt.
Pas aktit, në orën 06: 30 burri është dorëzuar te autoritetet, duke rrëfyer aktin e tij.
Sipas mediave ndërkombëtare, autoritetet që kanë shkuar në vendngjarje kanë gjetur dy trupa në njërën nga dhomat e shtëpisë.
“Nuk mund të flasim ende për shkakun e vdekjes. Mund të themi se bëhet fjalë për një grua shtatzënë dhe fëmijën e saj pesëvjeçar”, tha zëvendësprokurorja Bernadette Bayens.
Kreu i policisë së zonës, në të njëjtën kohë deklaroi se: nuk do të jepen detaje deri në përfundimin e hetimeve.
Autori i është nënshtruar analizave të gjakut për të përcaktuar nëse ishte nën efektin e drogës apo alkoolit.
Çifti ishte i martuar dhe jetonte në banesë prej 6 muajsh. Rrjeti televiziv thekson se sipas dëshmitarëve, ata nuk kanë pasur tension mes dy bashkëshortëve./FolDrejt/