Një person është raportuar nga familjarët se është gjetur pa shenja jete në një nga pallatet pranë zonës së shkollës “Qamil Guranjaku”, në qytetin e Elbasanit.
Pas mbërritjes në vendngjarje të policisë dhe forcave zjarrfikëse, u zbulua se personit në fjalë i kishte rënë të fikët.
Ekipet e zjarrfikëses kanë bërë të mundur nxjerrjen e personit nga banesa, pasi raportohet se ai është i paralizuar.
Bëhet me dije se personit po i jepet ndihma e nevojshme mjekësore/Panorama.al/