Pasuria e fituar kundërligjshëm nga zyrtarët e shtetit pritet të konfiskohet pikërisht me ligj.
E kjo falë Byrosë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë, projektligjin për të cilën e propozoi para deputeteve kryetari i Komisionit për Legjislacion, Adnan Rrustemi.
Por, Abelard Tahiri i Partisë Demokratike të Kosovës ka kërkuar sqarim nga shefi i qeverisë. Nga ky subjekt janë të sigurt se me këtë Qeveria është duke e shkelur Kushtetutën.
Edhe deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë qenë gati për verifikim, por kishin një kusht.
Pro Venecias, ishte edhe AAK-ja e cila ka vërejtje pse byroja merret veç me qeveritë pas vitit 2008.