Njohësi i zhvillimeve politike, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare Seb Bytyqi i ka komentuar së fundmi zgjedhjet në veri, shkruan Fol Drejt.
Sipas Bytyqit, këto zgjedhje kanë ardhur si rrjedhojë e rrethanave të krijuara pas tërheqjes së Listës Serbe nga institucionet e Kosovës, por në thelb janë një test në vetvete.
Në një prononcim për Radio Televizionin e Kosovës (RTK), përkatësisht për programin e mëngjesit, ai tha se “këto zgjedhje janë një test për marrëveshjen e Ohrit”.
Sipas tij, ato do të tregojnë nëse palët janë të interesuara që të ecin përpara dhe ta zhvillojnë vendin nëpërmjet rrugëve paqësore./FolDrejt/