Nga nesër do të fillojë caktimi i termineve përmes telefonit për vizita specialistike në Klinikën e Otorinolaringologjisë (ORL) dhe Klinikën e Syve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Kështu ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës përmes një postimi në “Facebook”.
“Caktimi i termineve bëhet çdo ditë pune, nga e hëna në të premte, në telefonin 038 500 600 34 44, nga ora 12:00 deri 14:30. Pacienti me rastin e telefonimit duhet të ketë si dëshmi fletë-udhëzimin nga mjeku familjar, apo nga mjeku specialist përkatës. Po ashtu, duhet të prezantohet edhe numri i letërnjoftimit dhe numri i telefonit”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.
Megjithatë është theksuar se nëse bëhet termin pa udhëzim nga mjeku përkatës, termini juaj do të anulohet!
Tutje ShSKUK ka njoftuar se është në finalizim të planit për caktim të termineve përmes telefonit në të gjitha ambulancat specialistike të QKUK-së./21Media