Dhomat e Specializuara në Hagë kanë kryer bastisje të enjten tek Isni Kilaj, zyrtar i PDK-së, në shtëpinë e tij në Malishevë.
Ndërsa Prokuroria e Hagës ka dal me njoftim se ka arrestuar Isni Kilajn.
Seanca e tij do mbahet nesër në orën 10:00 në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë.