Sipas Express, sulmuesi i Chelseat, Callum Hudson-Odoi është planifikuar të ketë bisedime për të ardhmen e tij me menaxherin e ri të Bluve, Mauricio Pochettino në ditët e para të javës së ardhshme, raporton Goal, përcjell Fol Drejt.
Reprezentuesi anglez nuk ka arritur të gjejë një vend në formacionin e Bluve dhe me vetëm një vit të mbetur nga kontrata e tij, peshat e rënda angleze do të kërkonin ta shesin atë këtë verë. Raporti sugjeron se Hudson-Odoi ka marrë interes masiv nga shumë klube të Premier League dhe saudite. /FolDrejt/