Aktorja e famshme e ftuar në “Quarantined with Bruce”, foli për rikthimin e saj në aktrim.
“A do aktroj sërish? Nuk e di, nuk kam asnjë ide”– tha ylli i Hollywood.
Diaz, e cila mirëpriti në jetë vajzën e saj 1-vjeçare Raddix me bashkëshortin Benji Madden në dhjetor 2019, u shpreh se në këtë moment të jetës nuk mund të kalojë kohën në xhirime ndërkohë që duket të kujdeset për fëmijën e saj të vogël.
“Ndoshta, kurrë mos thuaj kurrë, por nuk mund ta imagjinoj veten time tani si një nënë e re, me një fëmijë të vogël, që mund të qëndrojë larg fëmijës së vet ndërkohë që xhirimet mund të zgjasin 14, 16 orë. Nuk e çoj dot ndërmend sesi mund të qëndroj aq gjatë larg saj”- u shpreh 48-vjeçarja.