Drejtori sportiv i PSG, Luis Campos, ka thënë se klubi parisien ka kryer punën e tij në tentativën për të transferuar Hakim Ziyech në Francë, shkruan Fabrizio Romano, përcjell Fol Drejt.
“Campos: “Ne bëmë gjithçka që Ziyech të bashkohet me PSG-në, e njëjta ndodhi edhe nga ana e lojtarit. Por, si me të gjitha transferimet, ju duhen të tre palët që të funksionojnë mirë”.”, shkroi Romano në Facebook.
Campos shtoi se funksionoi shumë mirë për PSG-në, Ziyech… por për fat të keq, nuk funksionoi mirë për pjesën e tretë (Chelsea). /FolDrejt/