Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka bërë të ditur se klubi nuk do të bëjë asnjë nënshkrim në afatin e ardhshëm të merkatos së dimrit, ndërsa deklaroi se mund të ketë disa largime.
“Nuk kemi nevojë për nënshkrime në janar, tregu ynë është i mbyllur – pastaj për largime do të shohim disa lojtarë”, pranoi Ancelotti, transmeton Fol Drejt.