Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti pritet të marrë drejtimin e ekipit brazilian të futbollit në qershor të vitit të ardhshëm, sipas disa mediave spanjolle dhe braziliane.
Ancelotti ka kontratë me Realin deri në qershor të vitit 2024. Trajneri italian thuhet se ka rënë dakord që më pas të marrë përsipër Brazilin, pasi ka arritur një marrëveshje me presidentin e Konfederatës Braziliane të Futbollit (CBF), Ednaldo Rodríguez.
Mediat braziliane theksojnë se Ancelotti do të bëhet i huaji i parë në postin e trajnerit të kombëtares së Amerikës së Jugut. Kjo do të jetë gjithashtu puna e parë e Ancelottit si trajner i një kombëtareje në karrierën e tij, transmeton Fol Drejt.