Carlos Tevez nga sot nuk është më trajner i klubit argjentinas, Rosario Central.
Ish-sulmuesi i shumë klubeve evropiane bëri të ditur dorëheqjen gjatë një konference të papritur për shtyp.
“Kam ndërmend të bëj një hap prapa, nuk dua të jem pengesë për askënd”, kanë qenë fjalët e Tevez. Tevez ka qenë në krye të ekipit argjentinas që nga qershori, ku ka grumbulluar 6 fitore, 10 barazime dhe 8 humbje në 24 ndeshje, transmeton Fol Drejt.